E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e premte, 27 shtator 2024

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare nga orët e para të ditës kryesisht përgjatë maleve në veri-veriperëndim. Vranësirat pritet të pasohen me reshje të dobëta (në formën vese) e lokale shiu.

Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-10m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 17/29 Diell re shi (në male)
Kukës 16/28 Diell
Lezhë 18/28 Diell
Dibër 14/27 Diell
Durrës 20/30 Diell
Tiranë 21/32 Diell
Elbasan 18/29 Diell
Berat 18/32 Diell
Vlorë 18/29 Diell
Korçë 12/26 Diell
Gjirokastër 13/31 Diell
Sarandë 19/29 Diell

 

                           

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›