Parashikimi i motit, e premte, 5 korrik 2024

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i depërtimit të Anticiklonit Afrikan mbi rajonin e Ballkanit.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta kalimtare në relievet malore në lindje në orët e mesditës.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi 8-14 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 20/33 | Diell |
| Kukës | 15/31 | Diell re |
| Lezhë | 19/33 | Diell |
| Dibër | 13/30 | Diell re |
| Durrës | 18/34 | Diell |
| Tiranë | 18/34 | Diell |
| Elbasan | 15/35 | Diell |
| Berat | 15/35 | Diell |
| Vlorë | 18/33 | Diell |
| Korçë | 13/30 | Diell re |
| Gjirokastër | 15/34 | Diell |
| Sarandë | 19/33 | Diell |