Parashikimi i motit, e shtunë, 1 qershor 2024

TIRANË, 1 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të lagështa me origjinë perëndimore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit më të theksuara në relievet malore në lindje. Në relievet malore reshje shiu afatshkurtra dhe të dobta dhe lokalisht në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në relievet kodrinore të vendit në orët e mesditës dhe pasdites shi i dobët afatshkurtër dhe lokal. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit si dhe në momentin e reshjeve të shiut.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi dhe bëhet relativisht intensive deri në 12-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 19/30 | Diell re shi |
| Kukës | 16/29 | Diell re shi |
| Lezhë | 19/30 | Diell re |
| Dibër | 15/29 | Diell re shi |
| Durrës | 19/31 | Diell re |
| Tiranë | 19/32 | Diell re |
| Elbasan | 19/32 | Diell re |
| Berat | 17/33 | Diell re |
| Vlorë | 18/32 | Diell re |
| Korçë | 13/28 | Diell re shi |
| Gjirokastër | 15/31 | Diell re |
| Sarandë | 18/30 | Diell re |