Parashikimi i motit, e shtunë, 16 nëntor 2024

TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet me vranësira të pakta deri mesatare kryesisht në pjesën e parë të ditës, më pas mot i kthjellët e vranësira fare të pakta. Prezencë e reshjeve të borës me intensitet të ulët në orët e mëngjesit në juglindje të territorit. Mjegull/ mjegullinë shikim i reduktuar në zonat luginore në orët e mëngjesit.
Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje –veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek në pjesën e pare të ditës, më pas intensiteti i erës bie 1-6m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore në pjesën e parë të ditës era fiton shpejtësi 10-18 m/sek më pas intensiteti i erës bie në10-13m/sek shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 3-4 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 5/12 | Diell |
| Kukës | 0/7 | Diell |
| Lezhë | 5/13 | Diell |
| Dibër | -1/6 | Diell |
| Durrës | 8/20 | Diell |
| Tiranë | 10/20 | Diell |
| Elbasan | 8/16 | Diell re |
| Berat | 9/18 | Diell re |
| Vlorë | 9/19 | Diell re |
| Korçë | 2/9 | Diell re |
| Gjirokastër | 7/17 | Diell re |
| Sarandë | 9/18 | Diell re |