E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Rama: Durrësit i shtohen dy fusha moderne basketbolli

TIRANË, 17 nëntor /ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale foto nga përurimi i dy terreneve të reja sportive në Durrës.

Rama thekson se “të gjithë dashamirësit e sportit do të kenë mundësi të luajnë apo të ndjekin ndeshjet e basketbollit në fushat e reja të vendosura pranë shëtitores ‘Taulantia’.”

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, përuroi të shtunën dy terrenet e reja sportive, fusha basketbolli në shëtitoren “Taulantia”, që i shtohen “mozaikut” të terreneve sportive në qytetin bregdetar.

“Tashmë fëmijë e të rritur, të apasionuar pas basketbollit do të  kenë dy fusha moderne për të luajtur në këtë sport me tradita në qytetin tonë.”, u shpreh Sakja një ditë më parë.

Terrenet e reja sportive në Durrës 1 nga 5

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›