E Martë, 3 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 22 shkurt 2025

TIRANË, 22 shkurt/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se depërtimi i masave ajrore të ftohta dhe të thata veriore mbi vendin tonë edhe për ditën e sotme do ndikojnë që moti të jetë i qëndrueshëm, i kthjellët dhe me vranësira të pakta kalimtare, kryesisht nga orët e mesditës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë në të dyja ekstremet ndërsa mjegulla, mjegullina do të jenë prezentë në orët e mëngjesit e të mbrëmjes përgjatë zonave luginore.

Era do të fryjë me drejtim juglindje –jugperëndim me shpejtësi deri në 5m/s, ndërsa në lugina dhe bregdet arriti deri 8m/s, shoqëruar me dallgëzim të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 2/16 Diell
Kukës -6/7 Diell pak re
Lezhë 3/13 Diell
Dibër -6/9 Diell pak re
Durrës 2/16 Diell
Tiranë 2/16 Diell pak re
Elbasan 4/16 Diell pak re
Berat -2/16 Diell pak re
Vlorë 5/15 Diell re
Korçë -5/7 Diell pak re
Gjirokastër -2/16 Diell re
Sarandë 5/17 Diell pak re

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›