E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 24 gusht 2024

TIRANE, 24 gusht/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e  shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore të nxeheta me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët e orë të plota më diell si dhe vranësira deri mesatare nga orët e masditës e pasdite kryesisht në relievet malore të territorit. Vranësirat nga orët e nxehta të ditës pritet të shoqërohen me reshje të dobta  shiu (në formë pikash) kryesisht në majat e maleve.

Era do të fryjë me drejtim  kryesor veriperëndim me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijë bregdetare era fiton shpejtësi deri 10-12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër          25/38 Diell re
Kukës 20/34 Diell re
Lezhë 26/38 Diell re
Dibër 19/36 Diell re
Durrës 24/38 Diell re
Tiranë 26/38 Diell  re
Elbasan 24/38 Diell re
Berat 22/38 Diell re
Vlorë 23/37 Diell re
Korcë 20/33 Diell re
Gjirokastër 21/38 Diell re
Sarandë 22/36 Diell re

 /a.f/         

          

                         

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›