Parashikimi i motit, e shtunë, 28 shtator 2024

TIRANË, 27 shtator/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët e vranësira kalimtare kryesisht nga orët e mesditës.
Mjegullinë dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim juglindje -jugperëndim me shpejtësi mesatare 2-7m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 10-12m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 18/32 | Diell |
| Kukës | 18/31 | Diell |
| Lezhë | 18/32 | Diell |
| Dibër | 13/31 | Diell |
| Durrës | 19/31 | Diell |
| Tiranë | 21/34 | Diell |
| Elbasan | 19/32 | Diell |
| Berat | 19/35 | Diell |
| Vlorë | 20/32 | Diell |
| Korçë | 14/28 | Diell |
| Gjirokastër | 14/31 | Diell |
| Sarandë | 20/32 | Diell |