E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, e shtunë, 7 shtator 2024

TIRANË, 7 shtator /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se dita e shtunë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Sipas SHMU moti parashikohet në të gjithë territorin me kthjellime dhe alternime vranësirash mesatare e kalimtare. Vranësirat do të shoqërohen me reshjë të dobta të izoluara shiu përgjatë maleve në orët e mesditës deri pasdite.

Era do të fryjë me drejtim  juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa në lugina, male e përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 7-14 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 22/31 Diell re
Kukës 17/30 Diell re pak shi
Lezhë 22/29 Diell re
Dibër 15/28 Diell re pak shi
Durrës 21/31 Diell re
Tiranë 23/33 Diell re
Elbasan 19/34 Diell re
Berat 20/32 Diell re
Vlorë 22/33 Diell re
Korçë 16/29 Diell re pak shi
Gjirokastër 19/33 Diell re
Sarandë 20/32 Diell re pak shi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›