E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat zbresin në -2 gradë celcius

Ditën e mërkurë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash gjatë orëve të mesditës e pasdites.

Era pritet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 2- 5m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në jug hera-herës do të fitojë shpejtësi 7-15m/s me dallgëzim të forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri 11°C                                                                                                                                                         

në zonat e ulëta 1 deri 18°C                                                                                                                                                               

në zonat bregdetare 6 deri  18°C

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›