E Diel, 1 Nëntor 2026

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Dita e hënë parashikohet me mot relativisht të paqëndrueshëm. Moti parshikohet fillimisht i kthjellët e vranësira në shtim nga orët e mesditës e në vijim.

Prej orëve të mesditës reshje shiu me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit ndërsa në veri hera-herës me intensitet lokalisht mesatar kryesisht në relievet malore të saj.

Reshjet parashikohen të jenë të herëpashershme në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit e të mbrëmjes si dhe në momentin e reshjeve.

Era nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 10m/s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›