E Diel, 1 Nëntor 2026

Plagos me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 41-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Besim Alla” në kryeqytet, ku një 41-vjeçar ka plagosur me thikë bashkëjetuesen e tij pas një konflikti për motive të dobëta.

Menjëherë pas njoftimit të marrë, shërbimet e Policisë së Komisariatit Nr. 6, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, janë vënë në lëvizje dhe kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit F. C., 41 vjeç.

Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur brenda banesës së çiftit, ku pas një konflikti verbal, autori ka goditur me mjet prerës (thikë) bashkëjetuesen e tij. Viktima ndodhet aktualisht nën kujdesin e mjekëve, ndërsa arma e krimit është sekuestruar nga policia si provë materiale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.

Policia e Tiranës apelon për denoncimin e çdo forme dhune në familje, duke garantuar ndërhyrje të menjëhershme dhe ndjekje të rreptë ligjore ndaj autorëve.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›