E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, temperatura mbi 40 gradë

TIRANË, 14 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites të cilat hera-herës do të jenë deri të dendura.

Vranësirat e dendura në këto zona do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët ndërsa në periudha afatshkurtra këto reshje në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Parashikohet mjegullinë dhe shikim i reduktuar në këto zona në momentin e reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-4 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 25/40 Diell
Kukës 22/40 Diell re shi
Lezhë 25/40 Diell
Dibër 22/39 Diell re shi
Durrës 25/39 Diell
Tiranë 26/40 Diell
Elbasan 26/43 Diell
Berat 22/41 Diell
Vlorë 24/38 Diell
Korçë 22/37 Diell re shi
Gjirokastër 22/42 Diell
Sarandë 24/39 Diell

 

                

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›