E Enjte, 5 Nëntor 2026

Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës, Rama: Destinacion për vizitorë vendas e të huaj


TIRANË, 14 korrik /ATSH/ Fshati Velçë i bashkisë së Selenicës, një nga fshatrat më të mëdhenj të luginës së Lumit të Vlorës, po kthehet në një destinacion të kërkuar për shumë turistë vendas e të huaj.

Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje të turistëve të shumtë që po vizitonin ujëvarën.

“Ujëvara e Rasalit në Velçë të Selenicës, një tjetër destinacion i përzgjedhur nga vizitorët vendas e të huaj”, u shpreh Rama.

Fshati Velçë njihet për shpellat e kohës së Neolitit, të cilat po e kthejnë këtë fshat në një zonë të rëndësishme turistike.

/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›