E Enjte, 5 Nëntor 2026

Parashikimi i motit, temperaturat nga 38 deri në 40 gradë

TIRANË, 23 korrik/ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në pothuajse të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës, ndërsa vranësirat do të jenë të mesme dhe kalimtare gjatë mesditës.

Në relievet e larta malore parashikohen reshje të dobëta shiu në formën e pikave, ndërsa në juglindje të vendit shtrëngata të izoluara afatshkurtra gjatë pasdites.

Era do të fryjë me drejtim veri-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-6 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri në 7-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 23/39 Diell re
Kukës 21/36 Diell re
Lezhë 23/36 Diell re
Dibër 19/35 Diell re
Durrës 24/39 Diell re
Tiranë 24/38 Diell re
Elbasan 23/38 Diell re
Berat 22/40 Diell re
Vlorë 24/37 Diell re
Korçë 19/32 Diell re shi
Gjirokastër 21/38 Diell re
Sarandë 22/37 Diell re

 

             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›