SHBA – CNN: Harris ka mjaftueshëm delegatë për nominimin drejt Shtëpisë së Bardhë

UASHINGTON, 23 korrik /ATSH-ANSA/ – Me votat e mbi 300 delegatëve nga shteti i saj, Kalifornia, Kamala Harris ka arritur të sigurojë një numrë të mjaftueshëm delegatësh për të marrë nominimin demokrat për Shtëpinë e Bardhë, shkruan CNN.
Sipas CNN, nënpresidentja tani mund të llogarisë në mbi 1976 delegatë, kuorum për të qenë kandidatë për presidencën, falë valës së miratimeve të marra gjatë natës nga delegacione të ndryshme shtetërore.
“Mezi pres të pranoj zyrtarisht nominimin”, tha ajo në një deklaratë, duke shtuar se ishte “krenare që kishte siguruar mbështetjen e gjerë të nevojshme për t’u bërë kandidatja e partisë”. /os/