E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paratë mund ta blejnë lumturinë

parajaaa_486829373Paratë janë të rëndësishme dhe mund ta blejnë lumturinë.

Ekonomistët kanë zbuluar se sa më i pasur të jetë një njëri,aq më i kënaqur është me jetën e tij. Sipas një studimi të ri të ekonomistëve,para është e lidhur me kënaqësinë e jetës së personit. Njerëzit janë pyetur në studim për të vlersuar nivelet e lumturisë dhe regjistruar të ardhurat e tyre. Ekonomistët Betsey Stevenson dhe Justin Ëolfers nga Universiteti Michigan duke krahasuar lumturinë e njerëzve përkundrejt të ardhurave,vlersojnë se sa më shumë njerëzit të fitojnë,kënaqësia e përgjithëshme e jetës është më e lartë. Po ashtu,nuk ka prova për një pikë ngopje në lidhje midis parasë dhe lumturisë.

Një studim tjetër i kryer nga shkencëtarët nga University College në Londër tregon se të rinjtë të cilët raportojnë një nivel më të lartë të lumturisë dhe kënaqësisë në jetën e tyre fitojnë nivelet më të larta të të ardhurave më vonë në jetë.  P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›