E Shtunë, 31 Tetor 2026

Punëdhënësi: Tatuazh për rritjen e pagës (FOTO)

Një kompani imobiliare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ofroi punonjësve të saj një marrëveshje krejtësisht të pazakontë për rritjen e pagave.

Kështu, kompania vendosi që ti ofronte punëtorëve të saj një rritje prej 15%, nëse do të pranonin që të bënin një tatuazh me logon e firmës në vende të dukshme të trupit të tyre.

Sipas mediave amerikane, disa dhjetëra punëtorë kanë përfituar në pak ditë që prej shpalljes së kësaj oferte për të vendosur mbi trupat e tyre tatuazhet në fjalë. P.K

1

2

3

4

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›