Parimet e sigurise bashkepunuese nuk jane realizuar plotesisht
Zv/kryeminister dhe Minister i Puneve te Jashtme te Shqiperise
Ne emer te delegacionit shqiptar, deshiroj te bashkohem me koleget e mi per te shprehur vleresimet tona te sinqerta per mikpritjen e ngrohte qe fqinjet dhe miqte tane, Autoritetet Greke dhe personalisht Kryeministri Papandreu kane rezervuar per ne te gjithe.
Tani, kur nje vit tjeter intensiv pune i OSBE-se po i afrohet fundit, ne konstatojme me kenaqesi se Greqia i ka permbushur pritmerite ndaj Kryesise se saj, ne nje kohe kur Organizata eshte futur ne nje proces sfidash te intensifikimit te dialogut mbi arkitekturen e tanishme Europiane te sigurise dhe nivelin e zbatimit te te gjitha detyrimeve te OSBE-se. Ne kete drejtim, perpjekjet, kreativiteti dhe lidershipi i treguar nga Kryesia Greke gjate Procesit te Korfuzit meritojne te njihen dhe te pergezohen.
***
Ne verejme me kenaqesi se gjate vitit te kaluar, OSBE-ja ka patur nje vend qendror ne dialogun mbi sigurine europiane; ajo eshte identifikuar si forumi me i pershtatshem per trajtimin e shqetesimeve te sigurise nga komuniteti Euro - Atlantik. Punimet e Keshillit Ministror te Athines ofrojne mundesine per te bere bilancin e dialogut konstruktiv zhvilluar ne baze te Procesit te Korfuzit; nderkohe, ato shtrojne para Organizates edhe detyren per te ecur me tej ne dialogun mbi arkitekturen e tanishme te sigurise dhe gjendjen e zbatimit te angazhimeve ekzistuese. Nga ky kendveshtrim, Shqiperia mbeshtet fuqishem miratimin e Deklarates se Korfuzit dhe vendimin perkates.
Ne besojme se struktura e tanishme e sigurise evropiane e ka deshmuar veten solide dhe efektive, ndersa themelet e saj u pergjigjen realiteteve gjeopolitike dhe nevojave te kontinentit. Gjate dy dekadave te fundit ne kemi arritur te zhvillojme nje rrjet efektiv organizatash nderkombetare, mandatet, institucionet dhe vlerat e te cilave pasqyrojne natyren teresore te Sigurise Evropiane, duke qene plotesuese ndaj njera tjetres.
20 vjet pas renies se Murit te Berlinit, ne konstatojme dhe vleresojme se sa e suksesshme ka qene kjo strukture ne permiresimin rrenjesor te mjedisit te sigurise evropiane, ne sigurimin e paqes dhe stabilitetit ne Evropen Lindore dhe Juglindore. Ndaj, ne nuk shohim ndonje nevoje per ndryshime radikale ne kete fushe.
Nga ana tjeter, ne shohim se vete ekzistenca e ketij dialogu sugjeron se komuniteti transatlantik e kupton se parimet e sigurise bashkepunuese dhe te pandashme per te gjithe nuk jane realizuar plotesisht. Sipas gjykimit tone, kjo nuk mund t'i atribuohet mangesive te arkitektures se tanishme te sigurimit, por me teper vazhdimit te konflikteve te zgjatura dhe zbatimit selektiv te angazhimeve te miratuara ne Dimensionin Njerezor, i cili qendron ne themel te konceptit teresor te sigurise te OSBE-se.
Per kete arsye, Shqiperia mbeshtet idene se Procesi i Korfuzit duhet te riafirmoje qartesisht gjithe vlefshmerine e "acquis" se tanishme teresore te OSBE-se, dhe ne te njejten kohe te kerkoje rruge per permiresime te caktuara ne arkitekturen ekzistuese te sigurise, duke perfshire edhe miratimin e mekanizmave te reja per forcimin e efektivitetit te OSBE-se ne parandalimin dhe zgjidhjen e konflikteve, per trajtimin me te mire te kercenimeve transkombetare si dhe per vezhguar ne menyre te pavarur shkeljet e te drejtave te njeriut. Keto aspekte meritojne dhe kerkojne riperteritjen e vemendjes sone gjate diskutimit qe do te zhvillohet vitin e ardhshem.
Gjate ketij viti, Shqiperia ka shenuar arritje te rendesishme qe jane "gure kilometrike" ne procesin e saj te integrimit Euro - Atlantik; jo me pak e rendesishme ishte dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare te muajit Qershor, te cilat permbushen shumicen e standardeve te OSBE-se. Si rrjedhoje e votes popullore, Shqiperia tani qeveriset nga nje koalicion partish, te cilat jane tejet te perkushtuara dhe po punojne shume per te jetesuar aspiraten e gjate te popullit shqiptar, e ne menyre te vecante, integrimin ne BE.
Ne keto perpjekje, Qeveria e tanishme do te mbeshtetet ne zhvillimet inkurajuese ne stadin e tanishem te marredhenieve te saj me BE-ne qe rezulton pas kerkeses per anetaresimin e Shqiperise ne BE dhe vendimit me te fundit te Keshillit per te kerkuar opinionin e Komisionit Evropian mbi gatishmerine e Shqiperise per t'u bere vend kandidat. Shqiperia e vlereson kete vendim dhe po ben pergatitjet e duhura per te realizuar hapat e metejshem ne kete proces, qe ne presim ta ktheje Shqiperine ne nje vend kandidat per ne BE, brenda afatit me te shpejte te mundshem kohor.
***
Kurre me pare ne historine e tij te trazuar, Ballkani Perendimor nuk ka patur nje mjedis gjeopolitik aq paqesor dhe te qendrueshem dhe as nje perspektive aq te qarte te integrimit Euro - Atlantik. Ne Prill 2009, Shqiperia dhe Kroacia u bene anetare me te drejta te plota te NATO-s, nderkohe qe dhe vendet e tjera te rajonit kane bere perparim te vazhdueshem ne axhendat e tyre perkatese te integrimit. Shqiperia i pershendet keto zhvillime dhe perfiton nga ky rast per te riperseritur mbeshtetjen tone te fuqishme dhe kontributin tone te palekundur per perspektiven Evropiane te gjithe rajonit tone.
Ne pergezojme Qeverine e Kosoves per organizimin e zgjedhjeve te lira e te ndershme vendore; ato ishin te parat zgjedhje pas shpalljes se pavaresise, te drejtuara teresisht nga autoritetet vendore. Shqiperia i vlereson keto zgjedhje si nje shembull tjeter i rritjes se shkalles se pjekurise se popullit te Kosoves dhe perfaqesuesve te tij politike. Ato rikonfirmojne me tej se Kosova e pavarur eshte plotesisht e afte te jape nje kontribut te prekshem per sigurine ne Ballkanin Perendimor. Ne kete drejtim, ne deshirojme te shprehim kenaqesine tone per nivelin inkurajues te pjesemarrjes se komunitetit vendor serb ne keto zgjedhje. Pjesemarrja e tyre ne institucionet demokratike dhe legjitime te Kosoves se pavarur jane ndihmesa me e mire qe ata mund te japin per te ardhmen e tyre, e cila eshte sigurisht dhe pashmangshmerisht e lidhur me nje Kosove te stabilizuar, te begate dhe Europiane.
Se fundi, ne deshirojme t'i urojme Kryesise se ardhshme te radhes te Kazakistanit sukses te plote ne perpjekjet e tyre sfiduese! Ne presim me kenaqesi te bashkepunojme me te ne te gjitha fushat, e sidomos ne fushat e dialogut fetar dhe kulturor, ku dy vendet tona me te drejte krenohen me modelet e tyre te suksesshme te shoqerive tolerante.
(*) Fjala e mbajtur dje ne Takimin e 17-te te Keshillit Ministror te OSBE-se, Athine