Barroso: Është momenti për t´u zgjidhur çështja e emrit
Edhe krahas ndjeshmërisë së kësaj çështjeje, mendoj se ka vullnet politik tek të dyja palët për zgjidhje përfundimtare të kësaj çështje, theksoi kryetari i KE-së, Hoze Manuel Barroso, pas takimit të djeshëm me kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski.
Ai vlerëson se Maqedonia dhe qytetarët e saj kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme në procesin e inkuadrimit në union, me përmbushjen e kritereve për fillim të negociatave për anëtarësim.
Për këtë arsye, vlerëson Barroso, Maqedonia duhet ta zgjidhë kontestin me Greqinë, dhe të vazhdojë me përmbushjen e përcaktimeve për anëtarësim në BE dhe për përshpejtim të procesit reformues.
Kryeministri i Maqedonisë konfirmoi se Maqedonia mbetet e përkushtuar në axhendën evropiane dhe se do të vazhdojë edhe më tej të punojë mundimshëm për realizimin e atij qëllimi, që, siç tha, është në interes të të gjithë qytetarëve të saj. /mia/