E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, Chermen Valiev i dhuron Shqipërisë medaljen e parë Olimpike

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Shqipëria ka fituar medaljen e parë në lojërat Olimpike “Paris 2024”. Mundësi kuqezi, Chermen Valiev, i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike.

Mundësi Valiev mposhti në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg. 25-vjeçari mundi 6-2 rivalin nga Taxhikistani, Viktor Rassadin.

Kjo është një ditë historike për sportin shqiptar, që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes. Shqipëria është në garë dhe për një medalje të dytë. Mundësi Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, nesër do të duelojë për të siguruar medaljen e bronzit.

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›