E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, Dudaev rifutet në garë për vendin e tretë

TIRANË, 10 gusht/ATSH/ Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, mban ndezur shpresat e Shqipërisë për një medalje në olimpiadën që po zhvillohet në kryeqytetin francez. Dudaev, pas eliminimit në çerekfinale, është rifutur në garë dhe nesër do të duelojë për të siguruar medaljen e bronzit.

Dudaev edhe pse e nisi mirë turneun, ku në turin e 1/8-ve, fitoi pas vetëm 2 minutash garë, me shifrat 10-0 kundër mundësit nga Ishujt Samoa, Arzawa, ai u eliminua në çerekfinale me 11-0 përballë mundësit nga Irani, Rahman Amouzadkhalili.

Pavarësisht eliminimit, Dudeav ka marrë një lajm të mirë të shtunën pasdite. Ishte pikërisht mundësi që e skualifikoi nga turneu, iraniani Amouzadkhalili, që përmes kualifikimit të tij në finale i hap rrugën mundësit kuqezi të rikthehet në lojë dhe të garoi të dielën për vendin e tretë, për stilin e lirë për peshën deri në 65 kg.

Dudaev, fillimisht do të jetë pjesë e një raundi kualifikues, që të çon në finale për Medaljen e Bronzit.  Mundës kuqezi, do të ndeshet nesër me amerikanin Retherford, duke nisur nga ora 11:00 (ndeshja e dytë në Tapetin B).

1 nga 2

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›