“Paris 2024”, mundësi Dudaev kualifikohet direkt për finalen e medaljes së bronzit

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Mundësi që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, Islam Dudaev, i cili garon në kategorinë stili i lirë deri në 65 kilogramë, ka kaluar direkt në finale për medaljen e bronzit, njoftoi sot Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar.
Mundësi i Shqipërisë ka siguruar finalen, pasi kundërshtari i tij, amerikani Zain Allen Retherford, nuk ka arritur dot peshën.
Dudaev do të garojë në orën 12:10 kundër hungarezit Iszmail Muszukajev për medaljen e bronzit, që do të ishte e dyta për vendin tonë në Lojërat Olimpike.
/r.e/