Renato, infermieri i qendrës verore të Tales: Eksperiencë jashtëzakonisht e vlefshme

TIRANË, 11 gusht /ATSH/ Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, gjatë vizitës në qendrën shëndetësore verore në Tale, u takua edhe me Renaton, një infermier të përkushtuar që iu përgjigj pozitivisht thirrjes së MSHMS për të qenë pjesë e stafit në QSH verore.
Renato u përzgjodh për të shërbyer në Tale dhe tregoi se kjo eksperiencë e tij e parë si infermier në qendrat shëndetësore verore është jashtëzakonisht e vlefshme dhe e pasur me përvoja të reja.
Renato u shpreh se, “qendra shëndetësore Tale ofron shërbim 24 orë. Qendra është hapur që në 1 qershor. Kemi pasur shumë raste, të cila ti kemi monitoruar këtu, vetëm rastet që kanë qenë vërtetë të rënda janë vëzhguar nga doktoresha i kemi nisur drejt spitalit rajonal të Lezhës.
Sa i përket regjistrimit në qendrën shëndetësore verore të Tales, Renato tha se, më përpara punonte tek kardiologji 1 në QSUT.
Ishte një thirrje e hapur publike ku aplikova nëpërmjet portalit. Pas disa kohësh pa aplikimit më telefonuan dhe ishte kënaqësi për mua që isha pjesë e qendrës verore si infermier. Është një eksperiencë e re për mua. Jam shumë mirënjohës të gjithë për mbështetjen”, tha ai.
Ai falënderoi ministren Koçiu edhe për rritjen e pagave, që, siç tha ai, “na inkurajon të punojmë më shumë”.
/r.e/