E Enjte, 5 Nëntor 2026

“Paris 2024”, mundësi Valiev eliminohet në çerekfinale

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Mbyllet në çerekfinale aventura e mundësit që përfaqëson Shqipërinë në Lojërat Olimpike, “Paris 2024” Chermen Valiev.

Valiev bëri sot debutimin e tij në stilin e lirë, pesha 74 kg. Ai arriti të mposhtë me përmbysje 4-3 rivalin nga Azerbajxhani, Turan Bayramov në 1/8 e finaleve, duke kaluar kështu në fazën çerekfinale.

Valiev nuk e nisi mirë sfidën teksa Bayramov fitoi 3-0 raundin e parë. Por 4 sekonda nga fundi Valiev arriti të përmbysë rezultatin 4-3 dhe megjithëse pati protesta nga rivali i tij, Valiev arriti të fitojë sfidën.

Në çerekfinale Valiev përball me mundësin nga Uzbekistani, Jamalov Razambek Salambekovitch. Në këtë sfidë Valiev u mposht 6-5 vetëm në sekondat e fundit. Raundi i parë u fitua 3-2 nga uzbeku Jamalov, ndërsa në raundin e dytë Valiev arriti të barazojë 5-5. Në fund të takimit ishte një pikë e uzbekut që solli eliminimin e Valiev nga Lojërat Olimpike.

1 nga 10

/a.f/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›