E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vota e diasporës, Celibashi pret ambasadorin e Kosovës

TIRANË, 9 gusht /ATSH/ Komisioneri Shtëtëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi priti sot në një takim ambasadorin e Republikës së Kosovës në Tiranë, Skënder Durmishi.

Celibashi bëri të ditur se, gjatë takimit, u diskutuan tema të bashkëpunimit të përbashkët, situatës zgjedhore në Shqipëri dhe risisë së votimit të shtetasve nga jashtë vendit.

Ky takim nënvizon rëndësinë e marrëdhënieve të forta ndërmjet dy vendeve tona dhe përkushtimin ndaj procesit zgjedhor të lirë dhe të ndershëm, theksoi Celibashi.

1 nga 4

/a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›