E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Jakson: Më ktheni vëllanë tim

paris-jackson-prince-michael-jacksonVetvrasja e mbetur në tentativë e Paris Jakson,vajzës së vetme të mbretit të popit,Michael Jackson,duket se lidhet ngushtë me disa javë konfliktesh me vëllain e saj,Prince.

Kur Micheal ishte ende gjallë, familja Jackson ishte shumë më e lidhur se tani.

E megjithatë, burime të familjes thanë për “TMZ” se goditjen përfundimtare, Paris e mori kur mësoi se nga provat gjenetike ajo nuk rezulton e bija biologjike e Jackson, por është vajza e ish-bashkëshortes së këngëtarit dhe një mashkulli tjetër.

Pas mësimit të këtij lajmi, 15-vjeçarja Paris vuajti jo vetëm një traumë psikologjike, por u ndie e braktisur edhe nga i vëllai që preu lidhjet e pjesa tjetër e të njohuve.

Në këto kushte, e reja tentoi t’i jepte fund jetës. Tashmë në rehabilitim, duket se shëndeti mendor i vajzës varet shumë nga dëshira që do të ketë Prince për ta ribërë pjesë të jetës së tij, si një motër, siç do të vazhdojnë të njihen zyrtarisht edhe pas testeve gjenetike. P.K

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›