E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Reagon PD: Vjehrri i Nishanit nuk është trashëgimtar prone tek PD-ja, ajo është pronë shtetërore (VIDEO)

lauraPartia Demokratike ka reaguar me anë të zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, në lidhje me faktet e publikuara nga gazeta TemA, në lidhje me pronësinë e familjes së vjehrrit të presidentit Nishani, në një pjesë tek godina e PD-së. Laura, duke përmendur në fakt gazetën Shqip, e cila i referohej pikërisht Temës, thotë se vjehrri i Nishanit ka pronësi vetëm Sarajet. Ajo shprehet se godina e PD-së është pronë shteti, ndryshe nga sa kanë deklaruar eksponentë të tjerë të PD-së, mes të cilëve deputeti Edi Paloka, se godina e PD-së është në pronë private dhe ajo do duhet tu kthehet pronarëve.

“Partia Socialiste nuk heq dot dorë nga zakoni i shpifjeve dhe sulmeve të pabaza ndaj Partisë Demokratike dhe ndaj institucioneve. Shpifës tashmë të certifikuar dhe të njohur nga gjykatat e vendit, hedhin baltë cdo ditë mbi opozitën dhe Presidentin duke dëshmuar vetëm revansh dhe hakmarrje, dhe në asnjë rast argumente dhe fakte.

Së fundmi Edi Rama thotë se PD paska ndërmend të prishë selinë e të ndërtojë në truallin e ri, duke përfshirë edhe territorin përtej godinës ku gjenden Sarajet, dhe kjo sipas PS-së, që të përfitojë Kreu i Shtetit. Sot po u bejme të njohura disa fakte publike dhe që i di çdo qytetar i informuar dhe i interesuar, përvec Partisë Socialiste.

Territori tek selia e PD-së është pronë shteti. Ndërkohë, Sarajet është monument kulture kategoria 1 dhe B dhe nuk mund të ndërtohet. Lejen e ndërtimit për këtë zonë mund ta jape vetem KRTSH, pra qeveria e ardhshme e vendit. Mund të verifikohet fare lehtë se godina e PD dhe trualli i saj kanë në hipotekë numrin 1/242. Parkingu i PD ka numër pasurie 1/66. Dhe prona e familjes Kosova, për të cilën shkruan gazeta Shqip, ka numër pasurie krejt tjetër, 1/65, dhe është godina e vjetër ngjitur me Torre Drin, sot e quajtur Sarajet.

Presidenti Nishani në mandatin e tij 5-vjeçar si ministër dhe 1-vjeçar si president nuk ka bërë përpjekje për ta hequr atë objekt nga lista e monumenteve të kulturës, pra për të bërë të mundur ndërtimin aty.

Pra është e qartë se në gjithë këtë tymnajë të Partisë Socialiste dhe medias së saj, në asnjë moment nuk ka takim me të vërtetën. Nga fillimi deri në fund, një fushatë shpifjeje dhe denigrimi. Partia Socilaistë po ndërmerr një kryqëzatë ndaj institucioneve dhe ndaj opozitës, ndërkohë që vendi ka nevoja të tjera, dhe qytetarët kanë votuar programin e premtimet zgjedhore dhe jo histerinë politike të Edi Ramës, tha zëdhënësja e PD-së, Laura Vorpsi.

Partia Demokratike thekson se me sulmet ndaj Institucioneve dhe opozitës, Edi Rama ndoshta përmbush komplekset e tij politike dhe nevojën për revansh që ndjen në venat e tij, por ai nuk do të mundet për asnjë moment të shkurajojë Partinë Demokratike në misionin e saj për të qëndruar në krah të qytetarëve përballë planeve për keqqeverisje dhe projekteve për përfitime personale të qeveritarëve të rinj.

Pas çdo sulmi dhe fushate denigruese të Partisë që ka fituar zgjedhjet, demokratët dhe opozitarët e vendit bëhen edhe më të fortë, dhe më të bashkuar përballë Edi Ramës dhe kabinetit të tij privat, e qeverisjes së tij private., përfundon deklarata e Voprsit./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›