E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris Konference ne perkrahje te vendosjes se rendit demokratik ne Libi

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton dhe zyrtare te tjere nga rreth 50 vende mblidhen ne Paris sot per te diskutuar kalimin e Libise ne qeverisjen demokratike pas Gadafit. Kryetari i Keshillit Kombetar Kalimtar Mustafa Abdel Xhelil prite te parashtoje nevojat e nguteshme te  keshillit. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Dejvid Gollast na sjell hollesi nga Departamenti i Shtetit.

Franca shpalli organizimin e takimit nje jave me pare nderkohe qe forcat e Keshillit Kombetar Kalimtar hyne ne Tripoli. Tani qe regjimit te Gadafit i erdhi fundi konferenca do te perqendrohet se si te ndihmohet Libia per qeverisjen demokratike.

Lista e pjesemarresve ne konferencen Miqte e Libise eshte zgjeruar ndjeshem ne ditet e fundit per te perfshire vende me rendesi si Rusia dhe Kina te cilat nuk e kane njohur keshillin si autoritetit qeveris aktual te Libise.

Sekretarja e Shtetit Klinton e cila nderpreu pushimet verore per te marre pjese ne konference tha se javet qe vine do te jene kritike per Libine dhe se komuniteti boteror duhet te veproje me vendosmeri per te ndihmuar Keshillin Kombetar Kalimtar. Por ajo tha se periuda kalimtare duhet te udhehiqet nga vete Libia.

Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Viktoria Nuland tha se fjala e kryetarit te keshillit Mustafa Abdel Xhelil do te jete me shume rendesi.

Nje nga gjerat qe ne presim te degjojme ne takim eshte raporti se si Keshilli Kombetar Kalimtar do te veprojne ne vazhdim cfare ndihme do ta komuniteti nderkombetar perfshire edhe se si do te punoje me Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara lidhur me rezolutuat e pandryshueshme 1970 dhe 1973.

Keto rezoluta te Kombeve te Bashkuara i kane vene sanksione qeverise se Moamar Gadafit dhe kane autorizuar fushaten e udhehequr nga aleanca e NATO-s per permbysjen e tij.

Shtetet e Bashkuara dhe vende te tjera kane filluar dhe proces of zhbllokimin e pasurive te ngrira te Libise nepermjet Komisionit te Sanksioneve te OKB-se.

Por disa udheheqes te Kongresit amerikan duan qe sekretarja Klinton te mos i zhbllokoje fondet deri sa Keshilli Kombetar Kalimtar te dorezoje Abdel Baset al-Megrahin libianin e akuzuar ne vitin 1988 per shperthimin e avionit te linjes Pan American mbi Skoci.

Keshilli Kombetar Kalimtar u ka thene Shteteve te Bashkuara se do ta rishikoje ceshtjen kunder Megrahin i cili u kthye ne Libi nga Skocia ne vitin 2009 per arsye humanitare dhe njoftohet se eshte ne Tripoli ne gjendje te rende shendetesore pasi vuan nga kanceri.

Zedhenesja e Departamentit te Shtetit Viktoria  Nuland tha se Keshilli Kombetar Kalimtar ka perparesi me urgjente se sa ceshtja Megrahi.

Ne duhet ti japim Keshilli Kombetar Kalimtar shansin te kryeje detyren kryesore e cila eshte permbysja e Gadafit dhe regjimit te tij pastaj te filloje vendosjen e demokracise ne Libi. Ne jemi shume te kenaqur me faktin se ata e kane bere te qarte se jane te gatshem ta shikojne kete variant.

Nje ceshtje kryesore ne konferencen e Parisit do te jete prania e paqeruajtesve ne Libi.  Ian Martin keshilltar i posacem i Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki-moon per planet pas konflikteve thote se interesi i Keshillit Kombetar Kalimtar jane keshillat nga te huajt dhe jo trupat.

Ne diskutimet qe kemi patur me Keshillin Kombetar Kalimtar eshte bere e qarte se libianet duan te shmangin dislokimin e trupave te Kombeve te Bashkuara apo te tjera. Ata jane teper te interesuar ne ndihem per policine per te vendosur rendin dhe qetesine ne vend dhe gradualisht te ngrene forcen e sigurimit publik ne nje vend demokratik.

Grupet e te drejtave te njeriut thone se pjesemarresit ne konferencen e Parisit duhet ti kerkojne Keshillit Kombetar Kalimtar qe te shmange raprezaljet kunder trupave besnike te Gadafit nderkohe qe duhet te gjejne personat pergjegjes per shkeljet serioze te te drejtave te njeriut gjate sundimit te Gadafit.

Sara Leah Uitson drejtore per Lindjen e Mesme dhe Afriken Qendrore e Human Rights Watch thote se pergjegjesite kryesore vine me njohjen politike te Keshillit Kombetar Kalimtar.  

E para prej tyre do te jete shmangija  e hakmarrjeve dhe raprezaljeve kunder forcave te Gadafit ose personave qe dyshohen si perkrahesit e Gadafit. Sepse me siguri sic mund te imagjinohet eshte grumbulluar shume zemerim dhe indinjate gjate disa muajve te fundit dhe gjate 40 te shkruara.

Uitson thote se ish udheheqesi libian dhe ndihmesit e tij kryesore te cilet akuzohen per krime lufte por jane ende te lire duhet te trajtohen ne baze te ligjit nderkombetar. Ajo thote se ata mund te gjykohen ne Libi por vetem me miratimin e Gjykates Nderkombetare te Krimeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›