E Shtunë, 31 Tetor 2026

Raport i ri 10 vjet pas 11 shtatorit SHBA jo plotesisht te sigurta

Nje raport i ri ve ne dukje se 10 vjet pas sulmeve terroriste te 11 shtatorit Shtetet e Bashkuara ende nuk jane aq te sigurta sa duhet te jene.

Raporti i botuar te merkuren nga ish kryetaret e komisisonit te ngarkuar me hetimin e sulmeve thote se megjithese eshte bere perparim i madh gjate dekades se fundit ne fushen e sigurise ende ka shume boshlleqe ne sistemin e sigurise.

Nje prej bashkekryetareve ish guvernatori i Nju Xhersit Tom Kean thote se ne disa raste boshlleqet jane shume te medha.

Raporti thekson se aeroportet e vendit jane vecanerisht me te rrezikuarat dhe ben thirrje per permiresimin e teknikave per zbulimin e    pajisjeve shperthyese. Raporti po ashtu thekson se vendi duhet te beje me shume per te permiresuar komunikimin mes agjencive te ndryshme federale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›