E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris frike pas 2 alarmeve te rreme per bombe

Kulla Eiffel ne Paris te frances eshte evakuaar mbremjen e se martes pas njoftimeve per bombe njoftime qe me pas rezultuan te rreme. Policia ka marre nje njoftim anonim per bombe pak pas ores 2000 sipas ores lokale. Autoritetet e moren ne konsiderate telefonaten edhe pse anonime per shkak edhe te periudhes aktuale duke qene se vetem pak dite me pare ishte 9 vjetori i sulmeve terroriste ne Nee York. Rreth 2000 turisteve iu kerkuar te largoheshin nga zonja e hekurt pasi policia speciale u dislokua prane monumentit. Por sikur te mos mjaftonte nje telefonate policia ka mare ne vijim ehde nje njoftim te dyte per nje tjeter vendosje bombe qe targetonte stacionin e metrose Saint Michel ne qender te Parisit. Lulla Eiffel eshte monumenti me i vizituar ne France me rreth 6 milion vizitore cdo vit. Autoritetet franceze pas evakuuimit te zones kryen inspektimin e imtesishem te saj me qen anti-eksploziv si dhe mjete te tjera te specializuara. Pas me shume se 2 ore kerkimesh ne zonen perreth simbolit te Parisit nuk u gjend asnje lende e dyshimte. Pas kontrolleve te imtesishme policia autorizoi rihapjen e dyerve te Kulles Eifel dhe gjithcka iu kthye normalitetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›