E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris shkrumbohet hoteli historik

Një zjarr masiv shkatërroi një hotel historik në kryeqytetin e Francës, Paris.

Me dhjetëra zjarrëfikëse luftuan me flakët që përfshinë hotelin Lambert, ndërtuar në shekullin XVII mëngjesin e së mërkurës, por në fikjen e zjarrit pothuajse gjithçka ishte shkatërruar. Për fat të mirë, hoteli ishte i papopulluar në momentin kur u përfshi nga flakët, sepse po rinovohej pasi iu shit një sheikut nga Katari, në vitin 2007. I ndodhur në brigjet e lumit të Senës, hoteli “Lambert” ishte dikur shtëpia e filozofit të njohur Voltaire, i cili jetoi gjatë shekullit XVIII. Është ende e qartë se çfarë shkaktoi njisjen e zjarrit, i cili shkatërroi çatinë e hotelit dhe shkrumboi në total 650 metra katror të hotelit. Përveç ndërtesës, dëmtime të mëdha kanë pësuar edhe veprat e artit që ndodheshin nëpër dhoma. Hoteli është pronë e princit Abdullah bin Abdullah al-Thani, i vëllai i Emirit të Katarit. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›