Lezhe ndryshon raporti

Nën masa të shtuara të sigurisë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi
tabelën përfundimtare të qarkut të Lezhës, vendim që ndryshoi edhe
raportin e mandateve të këtij qarku, ku mandati i katërt i së majtës i
kaloi koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve perfshiu ne rezultatin final te Lezhes, te dhenat nga sistemi elektronik i KQZ-së per 10 tabela rezultatesh te ketij qarku qe nuk ishin origjinale. "10 qendrave të tjera të votimit, të cilat nuk kanë tabela origjinale, orientuam administratën që t'i nxirrte ato nga sistemi elektronik i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve", tha kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. Por referimi ne sistemin e te dhenave elektronike per perfaqesuesin e PS ne KQZ, Genc Gjonçaj nuk parashikohet ne asnje nen te Kodit Zgjedhor. "Sistemi siguron një rezultat paraprak dhe besoj se vetë terminologjia e përdorur, është një rezultat i cili nuk mund të përdoret si një dokument zyrtar përfundues.Fatkeqësisht KQZ-ja dhe në këto ditë të përfundimit të procesit nuk iu nda pasionit për t'i shërbyer opozitës tashmë, pra PD-së. Ajo që ne do të bëjmë është që këtë problematikë dhe problematika të tjera, të cilat ne i kemi konstatuar në qarkun e Lezhës ne do t'i bëjmë prezentë përmes ankimimit.Ekzistojnë elementë të cilët besoj që duhet të marrin vlerësimin edhe në këndvështrimin e pavlefshmërisë", tha Gjonçaj. / Top Channel