E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paris tjeter alarm bombe

Nje tjeter alarm per bombe ka sjelle boshatisjen e njerit prej stacioneve me te populluara te Parisit ne France.

Behet fjale per stacionin Saint-Michel ne zemer te kryeqytetit francez ku autoritetet kane evakuuar qindra persona. Alarmi i cili eshte anuluar pas pak kohesh ashtu si ai tek Kulla Eifel eshte dhene nga nje telefonate anonime.

Stacioni metropolitan qe lidh qendren e Paristi me periferite e tij mbeti i bllokuar per rreth 45 minuta per tu rihapur me pas serish per udhetaret.

Nderkaq autoritetet ende nuk kane dale ne nje konkluzion per dy alarmet per bombe te dhena brenda pak oresh por dyshojne se mund te behet fjale per sinjalizime te rreme.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›