Parisi “pushtohet” nga çimkat. Pasiguri para Lojërave Olimpike 2024

Parisi dhe qytete të tjera franceze janë “pushtuar” nga çimkat, duke provokuar një valë insektofobie dhe duke ngritur pikëpyetje për shëndetin dhe sigurinë gjatë Lojërave Olimpike të vitit të ardhshëm.
Numri i insekteve është rritur gjatë javëve të fundit dhe ky trend në rritje vijon prej disa vitesh.
“Çdo fund verë ne shohim një rritje të madhe të çimkave. Kjo për shkak se njerëzit kanë lëvizur gjatë korrikut dhe gushtit dhe i sjellin në bagazhet e tyre. Dhe çdo vit, rritja sezonale është më e madhe se e kaluara”, thotë Zhan Mishel Berenger, një entomolog në spitalin kryesor të Marsejës.
Bashkia e Parisit dhe qeveria e Presidentit Emanuel Makron (Emmanuel Macron) po bëjnë thirrje për veprim. Qeveria franceze është zotuar të ndërmarrë veprime për të “siguruar dhe mbrojtur” publikun./ BBC
/rtsh.al/