E Diel, 1 Nëntor 2026

Parku Ballkanik i Paqes mes Shqiperisë, Malit të Zi dhe Kosovës

Keto dite ishte ne Shqiperi profesoresha Antonia Jang, e cila eshte ideatore e nismes per krijimin e Parkut Ballkanik te Paqes, ne zonen nderkufitare mes Shqiperise, Malit te Zi dhe Kosoves. Profesoresha Jang thote se qeverite e tre vendeve duhet te shpejtojne per konkretizimin e kesaj nisme. Sipas saj,  zona nderkufitare mes Shqiperise, Kosoves dhe Malit te Zi ka pasuri te rradha natyrore dhe nje menyre te veçante e tradicionale te jeteses, thuajse unikale ne Europe. Profesoreshe Antonia Jang eshte autore e tre librave dhe shume studimeve per Shqiperine, Kosoven dhe Malin e Zi.

Pamje nga bjeshkët në kufirin Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›