Parku Fotovoltaik i Karavastasë, Rama: Në mandatin e tretë do të investohet në këtë pjesë të vijës bregdetare

Kompania franceze e përzgjedhur për ndërtimin e Parkut Fotovoltaik të Karavastasë, ka zbritur në terren për grumbullimin e të dhënave të fazës përgatitore të kantierit të këtij parku që pritet të jetë më i madhi sa i përket prodhimit të energjisë diellore në rajonin.
Kryeministri Edi Rama, nga Karavastaja tha se ka mbaruar edhe masterplani i zhvillimit turistik të Divjakës, ndersa premtoi se Mandati i tretë do të jetë mandati i investimeve të mëdha në këtë pjesë të vijës bregdetare.
Ndërkohë Zv. Kryeminstri, Erion Braçe, i cili eshte njëherësh edhe deputet i zonës tha se çdo ndërhyrje do te ketë një qasje ekologjike.
Parku Fotovoltaik i Karavastasë do të jetë një investim prej 100 mln euro.