E Martë, 3 Nëntor 2026

Parku Kombëtar Arkeologjik i Apolonisë pret vizitorë të shumtë

Fluksi i turistëve në Parkun Kombëtar Arkeologjik të Apolonisë nga viti në vit po njeh një rritje  të ndjeshme. Ky park po kthehet në një ndër destinacionet më të preferuara turistike në vend. 

Sipas drejtuesve të Parkut,  krahasuar me vitin e kaluar ka një rritje prej 75% të numrit të turistëve duke e sjellë fluksin në nivelet e periudhës së para pandemisë. 

Dy vizitore gjermane të impresionuara nga vizita në Apoloni në këtë fillim gushti thonë se kishin lexuar dhe studiuar histori arti dhe e njihnin Apoloninë.

“Në mbetëm të befasuar teksa atë që kishim lexuar për qytetin e Antik të Apolonisë e përjetuam dhe e prekëm vetë. Kjo është një pasuri e madhe e njerëzimit!

Unë e kam vizituar Apoloninë në vitin 1996, pas kaq vitesh s’më besohet ende për ndryshimet e bëra këtu, si një film – bardh e zi, jo vetëm në shërbimet në park, por edhe në infrastrukturën rrugore që të çon drejt parkut kanë ndryshuar krejt” thonë ato. 

Përveç fluksit të turistëve, mysafirë të veçantë në Parkun Arkeologjik të Apolonisë janë edhe çiftet e reja. Dy të rinj durrësakë që prej vitesh jetojnë në Gjermani, Zabiti dhe Marcela, kanë zgjedhur pikërisht këtë vend të mrekullueshëm për të realizuar videoklipin e dasmës se tyre. 

Apolonia është një ndër sitet më të mëdhenj arkeologjik të Shqipërisë, por edhe një ndër qytetet më të mëdhenj të botës antike. 

Gazetar Norel Zaimi

/ rtsh /

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›