E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parku Logjistik, risi në Shqipëri e Ballkan

Tregu shqiptar po oriontohet gjithnjë e më shumë drejt aplikimit të standardeve evropiane në çdo hallkë të sistemeve ekonomike. Një zhvillim i fundit i tregut shqiptar është orientimi drejt parqeve logjistike si nevojë dhe kërkesë për standard më të larta të magazinimit dhe përpunimit.

Sot jo vetëm kompanitë ndërkombëtare por edhe kompanitë lokale po zhvillohen me ritme të shpejta duke kërkuar më shumë hapësira dhe shërbime mbështetëse për rritjen e tyre. Kjo kërkesë në rritje ka sjellë nxitjen e ndërtimit të parit park logjistik të Shqipërisë me një sipërfaqe totale prej 200 000 metrash katrorë, e përafërt me 40 fusha futbolli. Parku është një investim i Grupit Balfin dhe do të kushtojë mbi 40 milion euro.

Parku Logjistik i Tiranës do të jetë jo vetëm parku i parë logjistik në Shqipëri por edhe Parku Logjistik më i madh i gjithë Ballkanit perëndimor. 80 000 m2 sipërfaqe magazinuese dhe industriale të cilësisë më të lartë, do të vihet në shërbim të kompanive të ndryshme vendase dhe të huaja,të cilat duke u pozicionuar bizneset e tyre këtu do të përfitojnë jo vetëm standarde të larta në magazinim, prodhim apo përpunim por do te perfitojne dhe nga sherbimet e shumta,te plota logjistike qe do te ofrohen aty.

Kërkesat dhe interesimi është i lartë nga bisnese vendase por dhe te huaja dhe për vetë faktin se Parku Logjistik i Tiranës,referuar sidomos pozicionit të tij do të shërbej dhe si një urë lidhëse rajonale, në fushën e transportit apo logjistikës në përgjithësi.

Profili i bisneseve të interesuara është i larmishëm duke filluar natyrshëm nga kompanitë Logjistike, referuar profilit logjistik të parkut, por dhe distributorët e produkteve të ndryshme, operatorët në tregun e shitjeve me pakice, por dhe bisneset e natyrës prodhuese, përpunuese, kryesisht të industrisë së lehtë dhe ushqimore.

Faza e parë e Parkut Logjistik të Tiranës pritet që të hapi dyert për bizneset në tetor të këtij viti.

Me konkretisht: Pozicionimi i projektit në zonen industriale, të autostrades Tirane Durres, pikerisht prapa fabrikes se Coca-Coles,si dhe hapesirat magazinuese dhe industrial gershetohen me elemente avantazhues qe i janë bashkengjitur këtij projekti, si: 
1. parkimet e shumta per te gjitha kapacitetet e mjeteve, 
2. Terminal I dedikuar hekurudhor,qe do te krijoj mundesine shfryetezimit te ketij lloj transporti 
3. Mundesite e magazinimit apo perpunimit te mallrave nen regjime te ndryshme doganore
4. Mundesine e qeramarrjes direkte apo kontratimi i sherbimeve logjike tek kompani me experience rajonale ne kete fushe,qe gje perkthehet ne ulje te kostove operacionale te bisneseve qe do te jene prezent ne te.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›