Berisha: Vendimi për SHQUP nuk zbardhej pa dekretin e Presidentit
Kryeministri Sali Berisha ka sqaruar edhe vendimin e marrë për kalimin e Shtëpisë Qëndrore të Ushtrisë në selinë e Partisë Demokratike. Ai ka deklaruar se vendimi nuk është mbajtur i fshehtë, por u zbardh, sepse pritej më parë fjala e Presidentit përmes dekretit. “Vendimi nuk vinte në mbledhjen e qeverisë pa u dekretuar nga Presidenti dhe unë nuk marrë asnjë vendin që bie ndesh me kompetencat e presidentit, ndaj nuk e zbardhëm, dhe nëse ai nuk do e dekretonte vendimi do bëhej i paqenë. Shtëpia Qëndrore e Ushtrisë ka humbur çdo lloj funksioni dhe është shndërruar në shtëpinë e dasmave dhe e ceremonive mortore dhe kjo është evidente për të gjithë. Qeveria duke parë që kjo shtëpi kishte humbur funksionet ka kontraktuar një nga arkitektët më të mëdhenj të kohës dhe ju ftoj të shkoni dhe të shihni se çfarë ndërtimesh po bëhen. Unë i them zotit Rama që me ciu ciun e djeshëm ti tregove moralin tënd”- shtoi Berisha.
...