E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Parku arkeologjik i Apollonisë, mbi 35 mijë turistë kanë vizituar vetëm 5 muajt e parë të vitit

Parku Arkeologjik i Apolonisë destinacion i preferuar nga turistët jo vetëm për arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peisazhin natyror. Mbi 35 mijë turistë kanë vizituar 5 muajt e parë të vitit këtë park .

Parku Arkeologjik i Apolonisë në Fier është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara për turistët e  huaj dhe vendas .

Vetëm në 5 muajt e para të vitit është vizituar nga 35 mijë turistë çka përbën 30 % më shumë se viti 2019  vit i cili mbante rekordin për turistë në vend. 

Drejtoresha  e këtij parku Ornela Durmishaj shprehet se Apolonia tregon edhe specifikat e parkut që tërheqin turistët.

Turistë nga Spanja shprehen të mrekulluar nga ky park, i cili ndodhet pak kilometra larg qyteti të  Fierit.

 “Me pëlqen vendi juaj dhe parku arkeologjik i Apolonisë, bregdeti dhe qyteti antik i Beratit besojmë se do të vijmë përsëri dhe do tja u përcjellim këtë eksperience edhe  miqve tanë në Spanjë” thotë turstja.

 “Kam  3 vjet që jetoj në Shqipëri në qytetin e Vlorës dhe punoj në një agjenci turistike . Bukuritë Shqipërisë ja kam përcjellë edhe turistëve të huaj pasi shumë prej tyre nuk e njohin Shqipërinë” shprehet e huaja .

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet tërheqës jo vetëm për  arkeologjinë dhe antikitetin por edhe për peisazhin natyror.

Gazetare Amela Koçerri

/RTSH/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›