Nata e katërt e Festivalit Folklorik Kombëtar në Gjirokastër

Qarku i Durrësit duke përfshirë edhe Krujën dhe qarku i Korçës duke përfshirë Korçë, Devoll, Kolonjë, Pogradec kanë mbushur skenën e Festivalit Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës.
Këngë dashurie, valle e ceremoni me ritet e dasmave, bukuria e nuses, mbulimi i saj me dhurata, adhurimi i çiftit, kanë qenë ato çaste të gëzimit e lirikës së jetës që shoqëroi qarkun e Durrësit por edhe trashëgimia e pleqve të Krujës po vazhdon tek më të rinjtë.
Qarku i Korçës përveç sazeve, serenata, ngjiti për herë të parë në skenë edhe vallen e panjohur të Kapo Beut.
Sipas koreografit të valltareve të Korçës, Bardhi Pojani nuk po ka me krijimtari të re popullore. Nuk ka munguar në festival duke paraqitur qarkun e Korçës edhe klarinetisti i dhjetëra festivaleve e çmimeve kombëtare, Zhani Struga.
Gazetar Norel Zaimi
/RTSH/