E Diel, 1 Nëntor 2026

Superliga Flamurtari mund Bylisin dhe kryeson i vetem me 10 pike

Skenderbeu ne Korce mundi Vllaznine 2-0

Edicioni i 72-te i Superliges Shqiptare po rezulton fatal per trajneret. Dje u regjistrua i dyti i larguar nga drejtimi i skuadrave te Superliges. Nese Mirel Josen e shkarkuan nga stoli peqinas pas javes se dyte tashme eshte Shpetim Duro trajneri i Beses se Kavajes nenkampion i vendit dhe fitues i Kupes se Shqiperise me verdhezinjte sezonin e shkuar por edhe fitues i Superkupes se Shqiperise ne prag te ketij sezoni te ri qe jep vete doreheqjen pas barazimit te javes se katert me Teuten cka tregon se do te jete nje sezon tejet i nxehte per trajneret ashtu si ne te shkuaren ne fakt. Kjo sa per paranteze te sfidave te se dieles nderkohe qe u luajten edhe tri ndeshje te tjera te javes se katert te Superliges nderkohe qe per tu plotesuar e tera ka mbetur edhe sfida e se henes mes Kastriotit dhe Tiranes. Vetem tre gola jane realizuar ne tri ndeshjet e se dieles. Keshtu pas fitoreve te vuajtura dhe minimale te Dinamos ndaj Shkumbinit dhe te Lacit ndaj Elbasanit te shtunen ka triumfuar edhe Flamurtari me rezultatin e ngushte 1-0 ndaj Bylisit ne Vlore ashtu si Skenderbeu ndaj Vllaznise me dy gola te Jolic me rezultatin 2-0. Derbi i Kavajes mes dy skuadrave fqinje Beses dhe Teutes eshte mbyllur ne barazim te bardhe 0-0 cka i le te dyja palet ne kuoten e dy pikeve ne fund te klasifikimit pas Bylisit te skajit te tabeles se renditjes. Ne kete menyre Flamurtari dhe Skenderbeu kane parakaluar ne krye Dinamon nderkohe qe Vllaznia tregon se nuk ka ndonje skuader kushedi se cfare pikerisht ne nje sfide te vertete si ajo e se dieles ne Pogradec me korcaret. Kujtojme se Vllaznia ka pasur ne duar nje shans te arte te cilin nuk e ka shfrytezuar si duhet. Penalltine e dhene ne favor te saj nga gjyqtari i ndeshjes e ka pritur portieri Orges Shehi duke u dhene kurajo te tijve per te besuar dhe shpresuar te fitorja e cila ne fakt ka mberritur me dy gola te sulmuesit Jolic. Ka rezistuar jo pak Bylisi i Ballshit ne Vlore tashme pa trajnerin Ilir Spahiu ne stol i larguar gjate javes. Megjithate skuadra vlonjate ka arritur ta gjeje golin me shume mund fale nje veprimi te zgjuar individual te Julian Ahmatajt qe ka prekur rrjeten e Egbose ne minuten e 71-te. Gol qe ka mjaftuar per te marre 3 piket te cilat e mbajne Flamurtarin ne pozita kryesuese ne kuoten e 10 pikeve. Skenderbeu e ndjek skuadren vlonjate i dyti ne klasifikim me aq pike sa ka edhe Dinamo 9 te tilla por me golaverazh me te mire se blute kryeqytetas. I fundit mbetet Bylisi i Ballshit pa asnje pike deri me tani ne kater jave kampionat.

Tirana kerkon vazhdimesine

Sot do te luhet ndeshja e fundit e javes se katert te Superliges. Kastrioti do te prese ne fushen e vet Tiranen 24 here kampione te vendit. Te dyja skuadrat jane thuajse ne baraspeshe pikesh me krutanet qe kane 3 barazime 3 pike dhe me bardheblute qe kane 1 fitore dhe nje barazim deri me tani 4 pike. Kastrioti ne kerkim te fitores se pare ne kampionat ndersa kryeqytetasit ne kerkim te vazhdimesise pozitive me objektiv marrjen e kreut te klasifikimit.

Java e 4-t Superliga

Te Shtunen

Dinamo-Shkumbini 1-0

Shenues Bakaj 59

Laci-Elbasani 1-0

Shenues Mile 74

Dje

Besa-Teuta 0-0

Flamurtari-Bylis 1-0

Shenues Ahmataj 71

Skenderbeu-Vllaznia 2-0

Shenues Jolic 63 90

Sot

Kastrioti-Tirana

Renditja

Nd. Pike

1. Flamurtari 4 10

2. Skenderbeu 4 9

3. Dinamo 4 9

4. Laci 4 7

5. Vllaznia 4 7

6. Elbasani 4 5

7. Shkumbini 4 4

8. Tirana 3 4

9. Kastrioti 3 3

10. Teuta 4 2

11. Besa 4 2

12. Bylis 4 0

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›