E Hënë, 2 Nëntor 2026

Parlamenti/ Debat për 14-vjeçarin, PD kërkon sërish dorëheqjen e ministres së Arsimit

Vrasja tragjike e 14-vjeçarit në Tiranë dominoi edhe ditën e dytë  të diskutimeve në Parlament, me opozitën që përsëriti kërkesën për dorëheqjen e ministres së Arsimit Ogerta Manastriliu.

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka akuzoi qeverinë se ka dështuar të garantojë sigurinë e fëmijëve në shkolla.

“Është tragjike zonjë, sepse 24 orë më përpara në atë shkollë keni mbajtur leksion për sigurinë. E gjithë drejtoria e shkollës ka pasur informacion për ngjarjen. Edhe punonjësit e policisë që mbulojnë zonën kanë pasur informacion dhe askush nuk dashur t’ia dijë, sepse ju i bëni gjërat për shoq”, tha noka.

Por ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin Taulant Balla, i cili deri pak muaj më parë ka drejtuar ministrinë e Brendshme, i bëri apel opozitës të mos e përdorë politikisht këtë ngjarje tragjike, duke e ftuar të votojë ahspërsimin e ligjit.

“Sot kemi nevojë më shume se kurrë t’i kalojmë ato ndryshime ligjore që ashpërsojnë masat ndaj atyre që shkelin ligjet ne perimetrin e shkollave. Na duhet t’i dyfishojmë masat ndaj atyre që shkelin rregullat e qarkullimit në shkolla, t’i dyfishojmë masa penale ndaj gjithkujt që shpërndan lëndë narkotike në shkolla”, tha Balla.

Opozita këmbënguli që Parlamenti të mbajë një minute heshtje për vrasjen e 14-vjeçarit në shkollën “Fan Noli” në Tiranë, por kryeparlamentarja Spiropali kërkoi një moment më të peërshtatshëm pasi një pjesë e deputetëve nuk ishin prezentë në salleë.

Në këtë situatë deputetët e opozitës u ngritën të vetëm në këmbë dhe mbajtën një minutë hestje./vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›