E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pensionistët falas në autobuzë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miraton vendimin, hyn në fuqi në 1 janar 2025

Nga 1 janari i vitit që vjen pensionistët në Tiranë do të udhëtojnë falas me autobuzë.

Vendimi u mor sot nga Këshilli Bashkiak, vetëm me votat e këshilltarëve të Partisë Socialiste.

Abonetë falas për studentët dhe pensionistët do të shpërndahen përmes platformave elektronike, siç janë karta e studentit dhe karta e pensionistit.

Ky projekt synon ta bëjë transportin publik më të aksesueshëm dhe të përmirësojë mundësinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët.

Abonimet do të financohen plotësisht nga bashkia e tiranës dhe do të jenë të disponueshme për studentët e regjistruar në institucione arsimore dhe për të moshuarit mbi 60 vjeç. /vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›