E Diel, 1 Nëntor 2026

Parlamenti Europian: Serbia të ketë qëndrim pragmatist ndaj Kosovës

Bruksel, 04 maj, NOA - Parlamenti Evropian kërkon nga Serbia të ketë qëndrim pragmatik ndaj statusit të Kosovës, ndonëse shton se njohja e Kosovës tash për tash nuk është një mundësi e pranueshme për udhëheqjen në Beograd.

Kështu thuhet në projekt rezolutën e për të cilën është debatuar në Këshillin e politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian.

Në projekt - rezolutë e cila do të plotësohet me amendamentet shtesë nga debati dhe do të miratohet në fillim të qershorit vihet në pah se Parlamenti Evropian është i brengosur për shkak të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore janë esenciale për aspiratat e Serbisë dhe vendeve tjera të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Projekt-rezoluta është arsyetuar edhe me faktin që në fuqi ende është rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, pavarësisht faktit që

Kosovën e kanë njohur 22 vende të Bashkimit Evropian, ndërsa 5 kanë refuzuar të bëjnë një gjë të tillë.

Parlamenti Evropian do të duhej që në sesionin plenar të miratoj versionin përfundimtar të kësaj rezolute me të cilën Serbia ftohet që të ndërpresë bllokimin e anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe veçanërisht lidhur me kërkesën e paradokohshme të Prishtinës për anëtarësim në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Vihet në pah gjithashtu se ky kontest rrezikon tregtinë rajonale dhe bashkëpunimin në kuadër të CEFTA-s, me çka dëmtohen vendet e kësaj hapësire.

Projekt rezoluta apostrofon edhe problemet që dalin nga mungesa e ligjshmërisë dhe krimi i organizuar në veri të Kosovës.

Dokumenti përshëndet përparimin e vlefshëm të EULEX-it në sektorin e policisë dhe doganave, ndonëse thuhet se ky mision (EULEX) duhet të shpejtojë veprimin e vetë që përfundimisht të dalë me rezultatet të prekshme në luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë, goditjen e krimit të organizuar dhe krimeve të luftës.

Në këtë kontekst thuhet se viti 2010 duhet të jetë vendimtar për përparime në reformat kyçe siç janë lufta kundër korrupsionit, decentralizimi dhe reforma e administratës shtetërore.

Projekt rezoluta në fund kërkon nga Komisioni Evropian që sa më parë të nisë dialogun me Prishtinën për heqjen e vizave të Bashkimit Evropian për qytetarët e Kosovës.

NAO/RFE

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›