Parlamenti Europian: Zgjedhjet e 8 majit, vendimtare për Shqipërinë
Parlamenti Europian, në prag të zgjedhjeve të 8 majit, ka deklaruar se do ti ketë në vëmëndje të veçantë këto zgjedhje. Kjo është bërë e ditur nga kreu i Parlamentit Europian, Jerzi Busek.
Ky i fundit, gjatë një takimi me gazetarët, apeloi për zgjedhje me standarde, pasi sipas tij, kjo është vendimtare për demokracinë në Shqipëri.
Busek theksoi se për këtë arsye BE ka dërguar 500 vëzhgues të huaj në Shqipëri, për të monitoruar procesin, i cili nga ana e Bashkimit Europian vlerësohet shumë i rëndësishëm.