E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti Evropian diskuton sot për Kosovën e Shqipërinë



Në Parlamentin Evropian zhvillohet sot një debat midis deputetëve dhe përfaqësues së lartë të BE-së Catherine Ashton për Kosovën dhe Shqipërinë. Për të dy vendet do të votohet më 8 korrik nga një rezolutë.
Nikolaos Chountis, nga e Majta e Bashkuar Evropiane, ka marrë pjesë në përgatitjen e projekt/rezolutës për Shqipërinë.

Në një intervistë për "Deutsche Welle" ai ka thënë se rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian.
"Rezoluta është përpiluar në konsensus me të gjitha grupet politike të Parlamentit Evropian. Mendimi im është se ne duhet të ndihmojmë shqiptarët të vazhdojnë të hedhin hapat e duhur në drejtim të demokracisë për t'iu afruar sa më shumë Bashkimit Evropian. E dyta është se ne jemi dakord me liberalizimin e vizave, i cili duhet të bëhet sa më shpejt të jetë i mundur. Së fundi duhet të them, se me sa pashë gjatë vizitës sime të fundit në Shqipëri, vendi dhe shoqëria kanë shumë probleme dhe forcat politike veçanërisht qeveria dhe grupi më i madh opozitar duhet të përpiqen më shumë për të gjetur zgjidhjen e krizës politike aktuale", është shprehur ai.

Në një deklaratë për shtyp, Parlamenti Evropian shkruan në prag të zhvillimit të debateve se "korrupsioni, krimi i organizuar dhe institucionet e dobëta janë problemet kyçe për të dy vendet".
Sa i përket projektrezolutës për Kosovën, do të theksohet se vendet e BE-së duhet të shtojnë kontaktet me Kosovën.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›