Vrasja në Patos, 3 autorë në pranga

Arrestohen tre nga katër autorët e vrasjes së një 17-vjeçari në Patos. Policia ka bërë se në pranga janë vënë Marjus Muskaj, Skerdian Pasho dhe Sonjel Nako, ndërkohë që është shpallur në kërkim Mateo Pasho,autori i katërt.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën rreth orës 21:00 ku pas një sherri mes të rinjsh është vrarë i riu Daniel Rapushi . 17 vjeçari u godit disa herë me thikë në një lokal dhe ndërroi jetë në spital. Ndërkohë që nga goditjet është plagosur edhe adoleshenti, Rauf Bregu i cili është jashtë rrezikut për jetën.