E Shtunë, 31 Tetor 2026

Parlamenti gjerman miraton paketën për Greqinë

Me 496 vota pro, 90 kundër dhe 5 abstenim Parlamenti gjerman miratoi paketën e dytë të ndihmës për Greqinë. Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrich është anëtari i parë i qeverisë gjermane që ka tërhequr vëmendjen me idenë e nxjerrjes së Greqisë nga eurozona, duke kërkuar me këtë edhe një ndryshim radikal kursi për shpëtimin e euros. "Jashtë eurozonës, shanset e Greqisë për t`u rigjeneruar dhe për t`u bërë më e aftë për të konkurruar janë shumë më të mëdha se sa po të qëndronte në eurozonë" ka thënë Friedrich, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, Dpa. "Nuk flas për përjashtimin e Greqisë, por për të dhënë impulse për daljen e Greqisë nga eurozona, impulse që për vetë grekët do të ishin atraktive", ka deklaruar Friedrich.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›